Sekuestrohet sasi e konsiderueshme valute e padeklaruar në automjetin që vinte nga Bari

TIRANË, 13 qershor/ATSH/ Strukturat doganore sekuestruan sot një sasi të konsiderueshme valute të padeklaruar.

Sipas njoftimit për shtyp të Doganës në bazë të analizës së riskut, në një automjet të ardhur me tragetin e Barit, janë zbuluar një sasi e konsiderueshme valute(euro).

Pas konstatimit nga Dogana, është njoftuar Policia për hetime të mëtejshme./k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.