Hoti: Nëse vazhdohet me mosrespektimin e rekomandimeve, rikthejmë masat

PRISHTINE, 13 qershor/ATSH/- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se sot janë njoftuar nga Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, që situate me pandeminë COVID-19, është alarmante dhe nëse vazhdohet si ditëve të fundit, duhet t’i kthejnë masat e mëparshme.

Hoti i bëri këto komente gjatë vizitës në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ku tha se nuk dëshirojnë të kthehen masat, pasi sistemi jonë ekonomik, do të kolapsojë.

“Nga informatat që kemi marrë nga Instituti, situata është alarmante. Nëse nuk vetëdijesohemi për të respektuar strikt udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë, ne jemi të detyruar t’i kthejmë masat që kanë qenë më herët për të mbrojtur jetën e qytetarëve”, u shpreh Avdullah Hoti.

Hoti vizitoi IKShPK-në, së bashku me ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë Ramë Likaj ./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.