Apeli i Evdin Priftit: Jo vetëm mjekët, por edhe qytetarët duhet të luftojnë me COVID-19

TIRANE, 13 qershor/ATSH/- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një videomesazh nga Shefi i Shërbimit të Kardiologjisë në QSUT prof. Evdin Prifti.

Ministrja Manastirliu shkruan se kujdesi për zbatimin e rregullave të distancimit social dhe higjenës vetjake është shumë i rëndësishëm dhe bën apel të dëgjohet mesazhi i prof. Edvin Priftit.

Në mesazhin e tij prof. Edvin Prfiti shprehet se virusi është ende në qarkullim, ndaj zbatimi i rregullave të distancimit social, mbajtja e maskës në vendet ku rekomandohet dhe mbajtja e higjenës janë të domosdoshme për të ulur rrezikun ndaj kontaminimit me COVID-19.

“Ne duhet të kemi të gjithë dëshirën per ta luftuar. Jo vetëm kasta mjekësore, por çdo qytetar, nëse ata nuk impenjohen maksimalisht në zbatimin e rregullave kjo do të ndikojë për keq në kontaminimin dhe infektimin me COVID-19”, thotë Prifti në mesazhin e tij.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.