​Bekim Jashari: 170 bursa me nga 300 euro për studentët

PRISHTINE, 13 qershor/ATSH/- Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari deklaron se ka shpallur thirrjen për aplikim për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin 2020.

Jashari bën të ditur se duke marrë parasysh situatën pandemike dhe faktin që prej disa muajsh është pezulluar mbajtja e ligjëratave për studentët, do të ndahen këtë vit 170 bursa për studentët me nga 300 euro për secilin.

“Të dashur studentë, ju ftoj që të aplikoni, afati i fundit për aplikim është 29.06.2020. I tërë ky proces do të jetë transparent dhe vlerësimi do të bëhet sipas kritereve të përcaktuara”, deklaron ai. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.