TEL AVIV – Izraeli shton numrin e personave të lejuar në ceremoni publike

TEL AVIV, 12 qershor /ATSH-DPA/ -Izraeli do të lejojë deri në 250 persona në dasma dhe ceremoni të tjera fetare, sipas udhëzimeve të reja COVID-19 të njoftuara nga qeveria sot, pavarësisht rritjes së rastevte të infektimeve në vend.

Sipas zyrës së kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe Ministrisë së Shëndetësisë, këto udhëzime të reja do të hyjnë në fuqi të dielën.

Pjesëmarrësit do të duhet të respektojnë distancimin shoqëror dhe organizatorët duhet të sigurojnë hapësirë ​​të mjaftueshme, në mënyrë që të gjithë pjesëmarrësit të mund të qëndrojnë dy metra larg njëri-tjetrit.

Sidoqoftë, lehtësimi i rregullave është i kufizuar vetëm për evente të tilla fetare.

Evente të ngjashme laike janë të kufizuara deri në 50 persona./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.