Ndërtimi i Unazës Lindore të Tiranës, nis shembja e objekteve të shpronësuara

Shkozë…

Gepostet von Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit – IKMT am Freitag, 12. Juni 2020

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në kuadër të zbatimit të projektit me interes publik ”ndërtim i segmentit rrugor Unaza e Lindore, Loti 3” Tiranë, ka nisur sot aksionin për prishjen e objekteve 1 deri në 5 kate, që janë pengesë për realizimin e këtij aksi rrugor.

Sipas IKMT-së, pronarët e objekteve që prishen janë shpronësuar për interes publik sipas legjislacionit në fuqi.

Unaza lindore fillon nga zgjatimi i Lanës drejt Shkozës, për të kaluar deri në Farkë ku bashkohet me segmentin e përfunduar që të çon në kryqëzimin e hyrjes së autostradës Tiranë-Elbasan, aks me standardet e kategorisë A urbane, përfshirë veprat e artit, ura, mbikalime, nënkalime, kryqëzime.

Loti 3 i Unazës Lindore kalon në zonën e Shkozës, “Ali Demit” dhe Kodrës së Priftit. Objekti ka një gjatësi të përgjithshme rreth 3,3 km dhe do të kushtojë rreth 2,33 miliardë lekë.

Ndërtimi i kësaj vepre infrastrukturore, pritet të lehtësojë jo vetëm qarkullimin e automjeteve, por njëkohësisht bën të mundur edhe rikualifikimin e zonave përreth.

/a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.