Maturantët kërkojnë rishikim të testit të gjuhë-letërsisë

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Një grup maturantësh në kryeqytet protestuan mesditën e sotme përpara Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, pasi sipas tyre struktura e ndërtimit të testit të provimit të djeshëm të Gjuhë-Letërsisë nuk ishte e njëjtë me atë model që u premtua dhe për të cilin u studiua.

Maturantët në protestë, që janë nga gjimnaze të ndryshme të Tiranës, kërkojnë nga Ministria e Arsimit që t’u plotësohen tre kërkesa: mundësia për rivlerësim të tezës, ulja e katofit të vlerësimit dhe mosvlerësimi i pyetjeve jashtë programit.

Në gjithë vendin dje 32 126 maturantë iu nënshtruan testit të Gjuhës dhe Letërsisë, i cili ishte i ndërtuar me alternativa dhe përmbante 60 pyetje, ku secila kishte 1 pikë. /k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.