Kontrolle antikanabis në Durrës/ Në pranga 2 shtetas, procedohet kryeplaku i fshatit Bizë

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Policia e Durrësit ka vijuar kontrollet antikanabis në territor, duke arrestuar 2 shtetas, dhe duke proceduar në gjendje të lirë kryeplakun e fshatit Bizë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës zhvilluan kontrolle nga toka me këmbë për disa orë në fshatin Bizë.

Në një ambient të hapur, të pyllëzuar, Policia konstatoi një rast të kultivimit të kanabisit dhe vuri në pranga shtetasit R.S., 55 vjeç dhe S.D., 58 vjeç, banues në Lalëz dhe Draç.

Po ashtu, Policia shpalli në kërkim shtetasin G.B., banues në Bizë, Durrës, si dhe procedoi në gjendje të lirë shtetasi B.P., 46 vjeç, me detyrë Kryeplak i fshatit Bizë.

Policia njofton se kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar dhe zonat më të largëta, duke përdorur edhe flotën e dronëve. /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.