GJENEVË, 12 qershor /ATSH-ANSA/ – Miliona fëmijë rrezikojnë të orientohen drejt shfrytëzimit si krahë pune për shkak të pasojave të krizës së Covid-19.
“Kjo mund të çojë në një rritje të punës së fëmijëve, pas 20 vitesh përparimi të bërë për të eliminuar këtë fenomen’’, deklaroi Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).
“Pandemia ka prodhuar efekte katastrofike në të ardhurat e familjeve. Pa masa mbështetëse, shumë familje mund të përdorin punën e fëmijëve”, theksoi menaxheri i përgjithshëm i ILO, Guy Ryder.
Organizata vëren se ”puna e fëmijëve është ulur që nga viti 2000, por ky moment historik tani është në rrezik”.
“Me rritjen e varfërisë, mbylljen e shkollave dhe disponueshmërinë e kufizuar të shërbimeve sociale, gjithnjë një numër i madh fëmijësh dhe të moshuarish shtyhen drejt punës”, theksoi drejtori ekzekutiv i UNICEF, Henrietta Fore. /os/
