F1 – Anulohen garat në Azerbajxhan, Singapor dhe Japoni

MYNIH, 12 qershor /ATSH-DPA/ – Garat e Formula 1, në Azerbajxhan, Singapor dhe Japoni janë anuluar këtë sezon për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Si rezultat i sfidave të vazhdueshme të paraqitura nga COVID-19, ne dhe promovuesit tanë në Azerbajxhan, Singapor dhe Japoni kemi marrë vendimin për anulimin e garave të Formula 1 për sezonin 2020”, njoftoi F1.

Në Singapor dhe Azerbajxhan situata u bë e pamundur për zhvillim e ngjarjeve gjatë një periudhe pasigurie, ndërsa në Japoni, kufizimet e vazhdueshme të udhëtimit çuan në vendimin e anulimit të garës.

Këto vende i janë bashkuar Monakos, ku gjithashtu gara nuk mund të zhvillohet këtë vit për shkak të COVID-19./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.