Çlirimi i Kosovës/ Rama: Një ditë e bekuar që kurrë nuk do të ikë prej kujtesës sonë kombëtare

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi sot popullin e Kosovës për 21- vjetorin e ditës së Çlirimit.

“21 vjet që ikën shumë shpejt nga një ditë e bekuar që kurrë nuk do të ikë prej kujtesës sonë kombëtare. Kosova e lirë. Lavdi dëshmorëve dhe popullit të Kosovës”, – theksoi Rama.

Kosova feston sot 21-vjetorin e hyrjes në vend të trupave ushtarake të NATO-s, përkatësisht trupave shumëkombëshe të KFOR-it, ditë kjo që është shënuar si Dita e Lirisë apo Çlirimit të Kosovës./k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.