SHBA – Mnuchin: Nuk do ta mbyllim ekonominë në rast të një vale të dytë të COVID-19

UASHINGTON, 11 qershor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja nuk do të mbyllë sërish ekonominë e saj në rast të një valë të dytë të COVID-19, theksoi sot sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, ndërkohë që disa shtete në jug të vendit shohin që numri i rasteve sa vjen dhe rritet.

“Ne nuk mund ta mbyllim ekonominë përsëri. Unë mendoj se kemi mësuar që nëse mbyllim ekonominë krijojmë shumë dëme”, deklaroi ai, i pyetur nga stacioni televiziv CNBC, ndërkohë që ekonomia amerikane është në recesion, pasojë e drejtpërdrejtë e masave kufizuese.

SHBA-ja, që ka regjistruar rreth 113 000 të vdekur, po përballet me një rritje të numrit të rasteve të regjistruar në disa shtete.

Në Teksas dhe Karolinën e Veriut, aktualisht ka më shumë pacientë me COVID-19 të shtruar në spital, sesa një muaj më parë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.