SHBA – ”Ford” tërheq rreth mbi dy milionë makina për defektet me dyert

NJU JORK, 11 qershor /ATSH-DPA/ – Prodhuesi kryesor i makinave amerikane, ”Ford” tërhoqi rreth 2,15 milionë makina në Amerikën e Veriut për shkak të defekteve të mundshme në bravat e dyerve, njoftoi kompania.

Modelet e makinave në fjalë janë “Fiesta”, “Focus”, “Fusion”, “Escape”, “C-Max”, “Transit Connect” dhe “Mustang”, si dhe MKZ dhe MKC nga marka luksoze “Lincoln”, që i përket grupit Ford.

Modelet e prekura variojnë nga viti 2011 deri në 2016 dhe kompania paralajmëron se në rastet më të këqija mund të hapet dera gjatë drejtimit të makinës.

Megjithatë, kompania nuk ka marrë ndonjë raport për aksidente apo lëndime./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.