SHBA – Arrin në dy milionë numri i rasteve me COVID-19

UASHINGTON, 11 qershor /ATSH-AFP/ – Dy milionë persona në SHBA janë kontaminuar me COVID-19, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

“Koronavirusi i ri ka infektuar rreth dy milionë persona në SHBA dhe ka shkaktuar 1 082 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total në 112 833 viktima nga COVID-19”, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Fuqia e parë ekonomike botërore është në vlerë absolute shumë larg vendeve të prekura si për nga numri i të vdekurve, 112 833, si për nga numri i rasteve të diagnostikuara me COVID-19.

SHBA-ja vazhdon të regjistrojë rreth 20 000 raste me koronavirus çdo ditë.

Me një gjysmë milioni testesh të realizuara çdo ditë, vendi është kampion i botës për depistimin, për banor./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.