Prurjet e emigrantëve/ 152 milionë euro në 3-mujorin e parë 2020

TIRANË, 11 qershor /ATSH/ Prurjet në para të emigrantët ose remitancat, shënuan rritje edhe gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2020.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë tre muajve të parë të këtij viti remitancat u rritën me 152 milionë euro.

Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka një rritje të lehtë prej 1%, evidenton BSH-ja.

Treguesi i remitancave prej disa vitesh ka hyrë në trend rritës të konsoliduar. Por bankierët shprehen se, tendenca rritëse pritet të ndikohet nga pasojat që COVID-19 ka shkaktuar në ekonominë globale. e.xh//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.