Promovimi i turizmit në Lezhë, Ndreu viziton Prishtinën

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka zhvilluar sot një vizitë në Prishtinë, ku u takua edhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë takimit, Thaçi dhe Ndreu kanë biseduar për turizmin në Lezhë.

“Një takim mbresëlënës me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Interesi për turizmin në Lezhë dhe promovimi i vlerave të Lezhës ishin tema e diskutimit. I mrekulluar nga thjeshtësia dhe gatishmëria për të na mbështetur”, – shprehet Ndreu.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë Ndreu vizitoi edhe Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, ku u takua me ambasadorin Qemal Minxhozi. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.