Parashikimi i motit, e enjte 11 qershor 2020

TIRANE, 11 qershor /ATSH/ -Moti sot parashikohet me kthjellime në orët e mëngjesit, si dhe shtim vranësirash mesatare deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë  reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Lokalisht në relievet kodrinore-malore reshjet parashikohen në formën e rrebesheve afatshkurtër shoqëruar me breshër. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

 QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/27 Diell shi
Kukës 13/24 Diell shi/stuhi
Lezhë 14/26 Diell shi
Dibër 10/22 Diell shi/stuhi
Durrës 15/25 Diell shi
Tiranë 15/26 Diell shi/stuhi
Elbasan 14/26 Diell shi/stuhi
Berat 10/26 Diell shi/stuhi
Vlorë 14/25 Diell shi
Korçë 10/22 Diell shi/stuhi
Gjirokastër 10/27 Diell shi/stuhi
Sarandë 14/24 Diell shi

                  

/e.m/

                                             

                 

           

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.