Mat/ Rehabilitohen kanalet vaditëse, gati për sezonin e thatësirës

TIRANË, 11 qershor /ATSH – I. Vata/ Bashkia e Matit ka nisur procesin e rehabilitimit të kanaleve vaditëse në të gjitha njësitë administrative.

Kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj tha se një nga premtimet e dhëna për banorët po bëhet realitet brenda vitit të parë të mandatit.

“Në njësinë administrative Rukaj, kemi përfunduar punën në fshatin Bruç me kanalin vaditës. Vijon puna me intensitet të lartë në kanalin Laç-Urakë. Vijon puna në kanalin e Sekës i cili vadit fshatrat Prell, Rukaj, Rremull”, tha Malaj.

Po ashtu, Malaj shtoi se “puna në këto zona po bëhet me intensitet të lartë në mënyrë që të përfundojë në kohë për vaditje. Kjo është një problematikë që banorët po e vuajnë prej 20 vitesh por që tashmë do të marrë zgjidhje” .

Me të njëjtin intensitet vijon puna edhe në njësitë administrative Baz, Ulëz, Komsi, Derjan, Lis. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.