Agjencia Telegrafike Shqiptare

COVID-19 – Video-konferencë Merkel-Li

BERLIN, 11 qershor /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të diskutojë me kryeministrin kinez, Li Keqiang lidhur me pasojat e pandemisë së koronavirusit nëpërmjet një video-konference.

“Udhëheqësit pritet të diskutojnë edhe mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështjet ekonomike dhe ndërkombëtare”, sipas zëdhënësit të kancelares, Steffen Seibert.

Merkel dhe Li mund të diskutojnë gjithashtu edhe për anulimin për shkak të pandemisë të një samiti BE-Kinë që duhej të zhvillohej në shtator në qytetin gjerman të Lajpcigut.

Një çështje kryesore është stimulimi i tregtisë midis dy vendeve, pas rënies së shkaktuar nga koronavirusi dhe në sfondin e rritjes së tensioneve mes Pekinit dhe Uashingtonit.

Kina është një nga partneret më të rëndësishme tregtarë të Gjermanisë./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version