COVID-19/ Ndërron jetë në Spitalin Infektiv 59-vjeçari nga Lushnja

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një pacient 59-vjeçar nga Lushnja i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me COVID-19.

59-vjeçari vuante nga kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit.

z.tosku/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.