ZVICËR – Parlamenti miraton vënien e taksës së karbonit në biletat e linjave ajrore

GJENEVË, 10 qershor /ATSH-DPA/ – Pasagjerët e linjave ajrore që nisen nga Zvicra do të duhet të paguajnë taksën e emetimeve të karbonit, e llogaritur midis 30 dhe 120 franga zvicerane, sipas një projektligji të miratuar sot në parlament.

Shuma varet nga distanca e fluturimit dhe klasa e prenotimit.

Për më tepër,deputetët vendosën që fluturimet me avionë privatë të tatohen mes 500 deri në 5 000 franga.

“Taksa e dioksidit të karbonit do të sjellë rreth 500 milionë franga në të ardhurat vjetore nga taksat”, vlerësoi Komiteti parlamentar për Mjedisin.

Disa nga paratë do të rrjedhin përsëri në linjat ajrore për investime në karburante të rinovueshme./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.