VATIKAN – Papa Françesku: T’i jepet fund shfrytëzimit të punës së fëmijëve

VATIKAN, 10 qershor /ATSH-ANSA/ – Papa Françesku kërkoi dhënien fund të shfrytëzimit të punës së fëmijëve, një fenomen, që sipas tij, ”privon djemtë dhe vajzat nga fëmijëria e tyre”.

“Në situatën aktuale shëndetësore emergjente, në shumë vende shumë fëmijë dhe të rinj janë të detyruar të punojnë për të ndihmuar familjet e tyre në kushte të varfërisë ekstreme. Në shumë raste, këto janë forma të skllavërisë dhe burgosjes”, theksoi papa Françesku.

“U bëj thirrje institucioneve të bëjnë çdo përpjekje për të mbrojtur të miturit”, shtoi ai duke theksuar se ”megjithatë, të gjithë jemi përgjegjës për këtë fenomen”./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.