Shoqata e ndërtuesve pro amnistisë fiskale, çliron kapitale

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Nënkryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Arjan Leskaj, tha sot se është pro amnistisë fiskale, nëse ajo bëhet me disa rregulla strikte.

I ftuar në një studio televizive, ai tha se kjo amnisti fiskale e do të çlirojë disa kapitale.

“Ne në përgjithësi jemi pro amnistisë fiskale, se mendojmë se do të çlirojë disa kapitale por të bëhet me rregulla strikte. Duhet të ndahet mirë pjesa e parasë së pistë, kush ka punuar në administratë duhet të përjashtohet patjetër nga ky lloj subjekti. Zvicra e ka bërë disa herë, e fundit më 2010″, tha ai.

Leskaj tha se “përderisa vende më të zhvilluara se ne, e kanë bërë në periudha të caktuara kohe, nuk ka pse të kemi frikë t’i bëjmë këto lëvizje”.

“Po të shikojmë historikun e këtyre vendeve e ka bërë Zvicra 4 herë, për herë të fundit në 2010. E ka bërë Gjermania në 2004”, tha ai.

Ndërkohë, Leskaj tha se ndërtimi është sektori që mund të kontrollohet lehtë në çdo moment. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.