PEKIN – BE: Ekonomia e ngadalësuar e Kinës shqetësim për bizneset europiane

PEKIN, 10 qershor /ATSH-DPA/ – Ngadalësimi i ekonomisë kineze është shqetësimi kryesor për bizneset europiane në vend, i ndjekur nga ngadalësimi ekonomik global dhe lufta tregtare SHBA-Kinë, deklaroi Dhoma e Tregtisë së Bashkimit Europian në Kinë.

”Brishtësia e zinxhirëve të furnizimit global është ekspozuar nga epidemia e koronavirusit dhe disa ekonomi po vuajnë pasojat”, sipas studimit të Dhomës së Tregtisë së BE në Kinë.

Ekonomia kineze ra 6,8 % në tremujorin e parë të vitit shkaktuar nga epidemia e koronavirusit.

Ndërsa shumica e fabrikave kanë rifilluar prodhimin, kërkesa globale mbetet e dobët, duke kërcënuar se kështu do të ngadalësojë rimëkëmbjen ekonomike.

”Bizneset europiane në Kinë po hasen me pasiguri në nivele që nuk janë parë për breza të tërë”, theksoi Dhoma./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.