KAJRO – Egjipti përgatit terrenin për rikthimin e turistëve

KAJRO, 10 qershor /ATSH-AFP/ – Nga piramidat te plazhet në Detin e Kuq duke kaluar tek monumentet e Kajros, Egjipti, që po përballet ende me koronavirusin e ri, po riorganizohet për të rihapur vendin për vizitorët.

“Në Egjipt, po përgatisim terrenin që turistët nga mbarë bota të gjejnë një destinacion (…) me kushte shëndetësore të jashtëzakonshme”, theksoi ministri i Turizmit Khaled El-Enani, në një intervistë.

Nëse masat për rihapjen do të njoftohen në ditët e ardhshme, ai konfirmoi se autoritetet nuk do të jenë nën presion.

“Pritet që kurba e kontaminimeve të jetë e qëndrueshme”, theksoi ai duke përshëndetur shifrat shumë të ulëta në raport me vendet e tjera të rajonit dhe botës.

“Egjipti ka regjistruar rreth 33 000 raste me COVID-19, përfshirë më shumë se 1 200 viktima”, sipas statistikave zyrtare.

Sipas ministrit, destinacionet e para turistike që do të rihapen do të jenë plazhet në Detin e Kuq dhe plazhet mesdhetare në perëndim të Aleksandrisë. / /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.