GJERMANI – Seehofer: Do të pranojmë migrantë të ardhur nga Malta dhe Italia

BRUKSEL, 10 qershor /ATSH-DPA/ – Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer njoftoi se Gjermania do të pranojë migrantë të shpëtuar në detin Mesdhe nga Malta dhe Italia, pas një pauze të gjatë të pandemisë së koronavirusit.

“Do të pranojmë migrantë edhe në këto raste”, deklaroi Seehofer, duke iu referuar një numri migrantësh të shpëtuar së fundmi.

Në të kaluarën Gjermania ka pranuar migrantë nga të dyja vendet, por nuk i është  përmbajtur angazhime gjatë pandemisë.

“Tashmë, me lehtësimin e krizës shëndetësore në vend, kjo mund të ndryshojë”, theksoi Seehofer, pa dhënë detajë të mëtejshme lidhur me numrin e pranimit.

Seehofer shtoi se angazhimet e Gjermanisë do të përfshijnë gjithashtu dhe migrantët e shpëtuar nga anija gjermane e shpëtimit “Alan Kurdi” dhe anija spanjolle “Aita Mari”.

Të dyja anijet u bllokuan nga autoritetet italiane në fillim të majit./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.