FRANCË – Macron: Racizmi një tradhti ndaj universalizmit republikan

PARIS, 10 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron kritikoi sot në Këshillin e Ministrave racizmin dhe diskriminimin.

”Kjo plagë që është një tradhti ndaj universalizmit republikan dhe një sëmundje që prek çdo shoqëri”, theksoi zdhënësja e qeverisë Sibeth Ndiaye, e cila citoi presidentin Macron.

“Presidenti francez, Macron ka premtuar se do të jetë i pamëshirshëm për këtë çështje dhe do të riforcojë aksionet kundër racizmit, por gjithashtu, në lidhje me manifestimet në kujtim të George Floyd dhe kundër dhunës policore, këmbënguli të refuzojë çdo konfuzion duke nënvizuar se shumica dërrmuese e policisë nuk mund të diskreditohet”,  shtoi Ndiaye./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.