BRUKSEL – BE propozon rihapjen e pjesshme të kufijve të jashtëm nga 1 korriku

BRUKSEL, 10 qershor /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian do të publikojë propozimet e tij për një heqje graduale dhe të pjesshme të kufizimeve të udhëtimit në kufijtë e jashtëm të BE-së nga 1 korriku, njoftoi sot zëvendëspresidenti, Josep Borrell.

”Do të ishte një çështje e heqjes së kufizimeve me disa vende të treta duke marrë parasysh një numër të caktuar parimesh dhe kriteresh dhe duke u bazuar në një qasje të përbashkët midis shteteve anëtare”, shpjegoi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.