Ambasada gjermane: Ende asnjë vendim nëse do të zgjaten kufizimet e përkohshme të lëvizjes për shtetasit shqiptarë

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Ambasada gjermane në Tiranë sqaroi sot vendimin e Qeverisë Federale Gjermane, e cila vendosi të zgjasë parimisht deri në datën 31 gusht afatin e paralajmërimit global për udhëtimet për pjesën më të madhe të shteteve, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Ambasada gjermane thekson se “ky paralajmërim u drejtohet shtetasve gjermanë që mendojnë të udhëtojnë jashtë vendit, p.sh. për qëndrime turistike”.

“Deri më tani nuk është marrë ende asnjë vendim, nëse do të zgjaten, dhe eventualisht deri kur saktësisht pas datës 15 qershor do të zgjaten kufizimet e përkohshme për të gjithë Bashkimin Europian të udhëtimeve jo të domosdoshme nga shtetas të shteteve të treta (si p.sh. shqiptarët/et) në drejtim të Gjermanisë. Në ditët në vijim pritet më shumë qartësi rreth kësaj pike”, thuhet në një njoftim për shtyp të Ambasadës gjermane në Tiranë. /m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.