Tregu i sigurimeve/ Dëmet e paguara nga kompanitë u rritën me 51,3%

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Gjatë periudhës janar – prill 2020, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,936 milionë lekë, ose 51.32% më shumë se në periudhën janar – prill 2019.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit nga zjarri dhe forcat e natyrës me rreth 1,583 milionë lekë, apo 53.90% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete zhvilloi sot një takim me me drejtuesit e shoqërive të sigurimit, ku ndër të tjera u kërkoi përmbylljen pa vonesa të të gjitha pagesave të dëmshpërblimeve për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit që lamë pas./a.gjonaj//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.