Taskforca e transportit rrugor, monitorime për nivelin e ndotjes nga mjetet e rënda

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Taskforca e Transportit Rrugor po vijon me kontrollet, ku në fokus kryesor mbetet lufta kundër informalitetit dhe paligjshmërisë.
Taskforca e Transportit Rrugor në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës ka ndërmarrë ditën e sotme aksione kontrolli të mjeteve të transportit të mallrave dhe mjeteve të rënda për të monitoruar dokumentacionet e nevojshme të qarkullimit në rrugë
Mbi të gjitha prioritet i kontrolleve është monitorimi dhe marrja e masave për nivel të lartë të ndotjes për të gjitha mjetet e transportit të rëndë.

e.xh/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.