SHBA – BB: Numri i personave në varfëri ekstreme, i pandryshuar në 2021

UASHINGTON, 9 qershor /ATSH-AFP/ – Ekonomia globale mund të rimëkëmbet me rreth 4% në vitin 2021, por numri i personave që jetojnë në varfëri ekstreme pritet të mbetet i pandryshuar, sipas një blogu të Bankës Botërore i botuar sot, i cili shënon një situatë veçanërisht shqetësuese në Indi.

“Kjo shpjegohet kryesisht me ritmet e rritjes së vendeve më të varfëra”, tha Andres Castaneda Aguliar, ekonomist në Departamentin e Zhvillimit Ekonomik të Bankës Botërore.

Sipas institucionit të Uashingtonit, numri i personave që do të bien në varfëri ekstreme mund të rritet këtë vit nga 70 në 100 milionë, për shkak të ndikimit ekonomik të pandemisë së COVID-19, në krahasim me 40 deri në 60 milionë që u vlerësua në prill.

Kjo rritje do të fshijë përparimin e bërë vitet e fundit në luftën kundër varfërisë dhe mund të ndërlikojë objektivin për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme deri në vitin 2030./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.