IZRAEL – Heiko Maas në vizitë zyrtare

JERUZALEM, 9 qershor /ATSH-AFP/ – Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas do të pritet nesër në Jeruzalem për vizitën e parë të një drejtuesi të huaj pas krijimit të qeverisë së re izraelite, i cili kërkon të zbusë reagimin e Europës ndaj projektit të saj të diskutueshëm për aneksimin e Çisjordanisë.

Më 1 korrik, ditën kur Gjermania merr përsipër presidencën e rradhës të Bashkimit Europian, qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu mund të zbulojë hartën e saj për zbatimin e “planit të Trump”.

Njoftuar në fund të janarit në Uashington, ky projekt parashikon aneksimin nga Izraeli të kolonive të tij dhe Luginën Jordan në Çisjordaninë e pushtuar dhe krijimin e një shteti palestinez në një territor të zvogëluar.

BE-ja e kundërshton këtë dhe i ka kërkuar qeverisë izraelite të heqë dorë nga aneksimi duke i kujtuar se kolonizimi është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

“Nëse Uashingtoni është aleati i parë i shtetit hebre, Brukseli është partneri i parë i biznesit, me shkëmbime tregtare që kaluan 30 miliardë euro vitin e kaluar”, sipas të dhënave europiane.

“Kjo është vizita e parë që kur qeveria e re mori funskionet në mes të majit. Ky është një simbol i marrëdhënies së fortë dhe unike mes Izraelit dhe Gjermanisë dhe një simbol miqësie mes Heiko Maas dhe Izraelit”, nënvizoi Avi Nir, kreu i seksionit europian i Punëve të Jashtme izraelite./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.