Agjencia Telegrafike Shqiptare

ZELANDË E RE – Asnjë rast aktiv me COVID-19

WELLINGTON, 8 qershor /ATSH-AFP/ – Zelanda e Re hoqi sot të gjitha kufizimet kombëtare që ishin dekretuar për të luftuar kundër koronavirusit, pas rivendosjes së personit të fundit në izolim.

”Kontrollet në kufi do të mbeten në fuqi”, theksoi kryeministrja Jacinda Ardern, e cila ka shtuar se masat e distancimit social dhe kufizimi i numrit të personave që mund të mblidhen nuk ishin më të nevojshme.

“Ne kemi besim se kemi zhdukur deri tani transmetimin e virusit në Zelandën e Re”, deklaroi Ardern në një fjalim televiziv, duke shtuar se bashkatdhetarët e saj janë bashkuar në mënyrë të pazakontë për të mposhtur virusin.

Arkipelagu i Paqësorit Jugor, i cili ka një popullsi prej pesë milionë banorë, ka numëruar 1 154 raste të konfirmuara dhe 22 të vdekur.

Asnjë ndotje e re nuk është identifikuar për 17 ditë. Kishte kaluar një javë pasi kishte pasur vetëm një rast aktiv.

Identiteti i pacientit të fundit nuk u zbuluar, por bëhet fjalë për një grua rreth 50 vjeçe që ka lidhje me një grup të transmetimit të virusit. në Auckland.

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashley Bloomfield njoftoi se ky persona ishte vendosur në izolim të plotë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version