Qytetarët shqiptarë prej ditës së sotme lëvizin lirisht drejt Kosovës, pa detyrimin e testit antiCOVID dhe vetëizolim

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Qytetarët shqiptarë prej ditës së sotme lëvizin lirisht në Kosovë, ndërsa qeveria miratoi një ditë më parë edhe heqjen e detyrimit për paraqitjen e rezultatit të testit COVID-19 apo vetizolimin.

Në pikat kufitare qyetarët do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, i cili inspektoi në pikën kufitare të Morinës punën e ekipeve mjekësore shpërndau edhe maska për qytetarët që nuk e kishin një të tillë.

Zemaj tha se qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në Kosovë vetëm do t’i nënshtrohen kontrolleve të detajuara mjekësore.

Më 1 qershor Kosova hapi kufirin me Shqipërinë, por me dy kushte: bërjen e testit të COVID-it dhe vetizolimin prej 7 ditësh, kushte që u hoqën më pas./a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.