Klos, nisin punimet për rehabilitimin e rrugëve të fshatrave

TIRANË, 8 qershor /ATSH – I. Vata/ Bashkia e Klosit vazhdon punën për rehabilitimin e rrugëve në fshatra për të përmirësuar lëvizjen dhe qarkullimin e mjeteve për banorët.

Bashkia shprehet se rehabilitimin i rrugëve nëpër fshatra ka nisur prej ditësh duke bërë të mundur përmirësimin e infrastrukturës.

Drejtoria e Infrastrukturës dhe Shërbimeve në bashkinë e Klosit, po punon për rehabilitimin e shumë rrugëve të lëna në harresë prej shumë vitesh.

“Jemi drejt përfundimit  të rehabilitimit të rrugës në lagjen Bala të Fshatit Pleshë. Shtrim dhe rregullim kanalesh anësore”, shprehet bashkia. Ky investim është i bashkisë Klos dhe përfitojnë qindra banorë.

Ditë më parë bashkia Klos përfundoi rehabilitimin e rrugës në fshatin Rripë duke bërë të mundur shtrimin me beton të segmentit të rrugës së fshatit Rripë, Njësia Administrative Gurrë.

“Me finalizimin e këtij segmenti rrugor, i jepet fund mundimeve prej kohësh për lëvizjen e banorëve të kësaj zone”, shprehet bashkia. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.