GJERMANI – Prodhimi industrial bie 17,9% për një muaj

BERLIN, 8 qershor /ATSH-DPA/ – Kriza e koronavirusit goditi rëndë industrinë gjermane në prill, ku prodhimi ra 17,9% krahasuar me muajin e kaluar.

Rënia ishte më e madhe nga sa parashikohej, pasi ekonomistët kishin parashikuar një rënie me 16,5%.

“Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, prodhimi u ul me 25,3%”, njoftoi Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

Në mars, Destatis raportoi një rënie mujore të prodhimit me vetëm 8,9%, ndërsa në shkurt 9,2%.

Muaji prill ishte i mbushur me kufizime të ashpra që ndaluan linjat e prodhimit dhe prishën zinxhirët e furnizimit./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.