BRAZIL – Ndalohet publikimi i shifrave të viktimave nga COVID-19

RIO DE ZHANEIRO, 8 qershor /ATSH-DPA/ – Zyrtarët në Brazil kanë ndaluar publikimin e numrit të përgjithshëm të rasteve me koronavirus, pasi vendi kaloi Italinë duke u renditur i treti për numrin më të lartë të viktimave.

Presidenti Jair Bolsonaro, i cili ka minimizuar rreziqet e koronavirusit që nga fillimi i pandemisë, konfirmoi një ndryshim në shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi gjatë fundjavës, faqja në internet filloi të publikonte vetëm rastet e reja.

Bolsonaro e ka konsideruar koronavirusin si një grip të butë dhe ka ulur nevojën për kufizime, nga frika se izolimi mund të dëmtojë ekonominë e vendit.

Ai kërcënoi të premten se do të ndërpresë anëtarësimin e Brazilit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, duke e akuzuar atë për njëanshmëri ideologjike.

Zyra e Prokurorit Publik të vendit thotë se tashmë ka filluar një hetim lidhur me këtë çështje dhe i ka kërkuar ministrit të përkohshëm të Shëndetësisë, Eduardo Pazuello, të shpjegojë ndryshimin brenda 72 orëve./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.