20 raste me COVID-19 të shtruar në Klinikën Infektive

PRISHTINE, 8 qershor /ATSH/ -Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot, janë të hospitalizuar 20 raste me COVID-19.

14 prej tyre raportohet se janë në gjendje të stabilizuar.

Pesë raste në gjendje  të rëndë janë duke u trajtuar në repart me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një rast në gjendje të rëndë me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive./KosovaPress//e.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.