Urë Vajgurore/ Drejt përfundimit sistemi digjital ku “takohet” fermeri me blerësit

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj inspektoi punën që po bëhet për kultivimin e qershive në Bistrovicë, një nga fshatrat piktoreskë afër kalasë së Krontinës.

7 Qershori që është Ditë Ndërkombëtare e Sigurisë Ushqimore, përkon edhe me fundin e sezonit të vjeljes së qershive. Banorët e zonës kujdesen për 20 hektarë tokë të mbjella me këtë frut, duke marrë prodhim nga më cilësorët në vend.

Bashkia Ura Vajgurore është drejt përfundimit të sistemit digjital online Farm and Market, që do të jetë një bazë të dhënash shumë e mirë për të ditur stokun e zonës dhe ku do takohen blerësi me shitësin, duke rritur transparencën dhe marrjen e një çmimi më të lartë për fermerët.

Ndërkaq, kryetarja e bashkisë, Juliana Memaj, ndau edhe një tjetër lajm për qytetarët.

“Një tjetër lajm i mirë për komunitetin këtu është në fund të muaji lidhet kontrata për ujësjellësin e Bistrovicës, që do të marrë ujë nga kaptazhi që u bë para dy vitesh në Rakovë”, tha Memaj. z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.