OSHEE/ Synohet ulja e nivelit të humbjeve në 21%

👉Të dhënat si 4-mujor dëshmojnë se Operatori i Shpërndarjes së #Energjisë Elektrike ⚡️ ka mbajtur nën kontroll nivelin e #humbjeve, edhe pse në kushtet e emergjencës së shkaktuar nga #pandemia. Në këtë periudhë, humbjet në shpërndarje rezultuan 24.3%, pothuajse e njëjta vlerë me atë të një viti më parë ✔️

Gepostet von OSHEE am Freitag, 5. Juni 2020

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Edhe pse në kushtet e emergjencës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19, humbjet në rrjetin e energjisë elektrike rezultojnë në të njëjtat nivele me ato të një viti më parë.

“Të dhënat si 4-mujor dëshmojnë se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mbajtur nën kontroll nivelin e humbjeve, edhe pse në kushtet e emergjencës së shkaktuar nga pandemia. Në këtë periudhë, humbjet në shpërndarje rezultuan 24.3%, pothuajse e njëjta vlerë me atë të një viti më pare”, bën të ditur OSHEE.

OSHEE thotë se mbetet e përkushtuar në realizimin e objektivit të vitit 2020 për reduktimin e nivelit të humbjeve totale nën 21%.

Në përmbushje të paketës së ndihmës së qeverisë në kushtet e pandemisë COVID-19, OSHEE mori vendimin për faljen e kamatëvonesave të krijuara deri në 31 dhjetor të vitit 2019. Vendimi mundësoi faljen e rreth 135 milionë dollarëve për 227 568 abonentë, prej të cilëve 205 228 janë familjarë dhe 22 340 konsumatorë biznes.

Procesi i përfitimit vazhdon edhe aktualisht ndërsa i vetmi kusht është që abonenti të paraqitet në OSHEE për të amenduar aktmarrëveshjen dhe zyrtarizuar faljen e kamatës. /a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.