BM – Princi Charles tregon përvojën me koronavirusin: Isha me fat

LONDER, 6 qershor /ATSH-ANSA/ – Princi Charles tregoi për herë të parë në lidhje me përvojën e tij me koronavirusin që e goditi butësisht në muajin mars.

“Isha me fat. Unë u preka mjaft lehtë, por e imagjinoj dhe e kuptoj se çfarë kalojnë njerëzit e sëmurë”, tregoi trashëgimtari i fronit duke shprehur ngushëllimet e tij për ata që humbën të afërmit dhe miqtë për shkak të Covid-19.

“Në veçanti për ata që nuk mundën të ishin pranë të dashurve të tyre në kohën e vdekjes, kjo për mua, është gjëja më e tmerrshme”, vazhdon Charles.

”Nëse nuk mësojmë nga pandemia”, është mesazhi i djalit të madh të mbretëreshës Elizabeth II, ”atëherë ne mund të përballemi me një kërcënim tjetër të tillë në të ardhmen”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.