TUNIZ – Saied: Tunizia asnjanëse në konfliktin e Libisë

TUNIZ, 5 qershor /ATSH- AFP/- Presidenti tunizian Kais Saied riafirmoi sot, në një komunikim telefonik me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, asnjanësinë e Tunizisë në krizën libiane dhe refuzimin e saj ndaj çdo ndërhyrjeje të huaj në këtë vend në luftë, sipas presidencës së Tunizisë.

“Tunizia, e cila e vlerëson sovranitetin e saj, si edhe atë të Libisë, nuk do të jetë një bazë e pasme për asnjë palë”, tha ai.

Deklarata e presidencës tuniziane vjen pas një seance të trazuar në parlament në lidhje me qëndrimin e kryetari të tij, Rached Ghannouchi, për çeshtjen e Libisë.

“Unë do të rishqyrtojë pozicionet e mia dhe do të identifikoj boshllëqet për t’i korrigjuar ato”, tha Ghannouchi, në fund të kësaj seance plenare, duke siguruar se nuk kishte vend për konkurrencë apo konflikt brenda diplomacisë tuniziane për këtë çeshtje./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.