SUEDI – Linja ajrore “SAS” rifillon fluturimet drejt 20 destinacioneve të reja europiane

STOKHOLM, 5 qershor /ATSH-DPA/ – Linja ajrore skandinave, “SAS”, njoftoi se do të rifillojë fluturimet drejt 20 destinacioneve të reja në Europë, në mes të lehtësimit të masave të koronavirusit të ri.

Nga qendra e tij në Kopenhagë, SAS planifikon që pas mesit të qershorit të rifillojë fluturimet drejt 16 destinacioneve në Belgjikë, Kroaci, Ishujt Faroe, Francë, Gjermani, Greqi, Islandë, Lituani dhe Spanjë.

Gjithashtu, nga mesi i qershorit, fluturimet do të fillojnë edhe nga kryeqyteti suedez, Stokholmi, drejt Palma de Majorca në Spanjë, Nice në Francë, Athinë dhe Selanik në Greqi dhe në disa destinacione të brendshme.

“SAS” është një nga linjat ajrore më të goditura nga rënia e kërkesave për udhëtime, si pasojë e pandemisë së COVID-19./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.