Porti sot/ Katër anije në përpunim, në pritje dhe 5 anije të tjera

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Në portin e Durrësit sot paradite ka përfunduar përpunimi i një anijeje me kontejnerë dhe vijon puna për shkarkimin e katër anijeve të tjera.

Nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual Durrës mësohet se anijet me 12,176 tonë mallra janë ankoruar në Terminalin Perëndimor nga moli 1 në molin 5.

Përpunimi i mallrave si grurë, xhama dhe hekur realizohet nga tri skuadra stivadore dhe 6 elektrovinça.

Ndërkaq mësohet se në portin më të madh të vendit gjatë 48 orëve të ardhshme priten 5 anije të tjera tregtare me me 20 mijë tonë mallra si çimento dhe skrap.

Që nga fillimi i vitit 2020 në Terminalin Perëndimor janë përpunuar 114 anije tregtare gjithsej. /k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.