FRANCË – Vazhdon përhapja e COVID-19 në Amerikën Latine

PARIS, 5 qershor /ATSH-AFP/ – Epidemia e koronavirusit të ri është nën kontroll në Francë, konfirmuan sot autoritetet shkencore, por në Amerikën Latine, epiqendra e re e pandemisë, Brazili është bërë vendi i tretë në botë më i goditur nga pandemia.

Presidenti i së djathtës ekstreme braziliane, Jair Bolsonaro mbetet në favor të një kthimi në aktivitetin normal ekonomik, në kundërshtim me masat e kontrollit të marra nga qeveritarët e shtetit.

Sëmundja vazhdon të jetë e përhapur në pjesën tjetër të Amerikës Latine, duke ushtruar  presion në sistemet shëndetësore.

Përballë mungesës së rëndë të oksigjenit të domosdoshëm për të mbajtur gjallë pacientët, Peruja, një vend ku është kapërcyer numri i 5 000 vdekjeve, tha dje se oksigjeni  konsiderohej një “burim strategjik”.

Përballë frikës së influencës amerikane, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres kërkoi gjatë një samiti virtual një vaksinë të aksesueshme për të gjithë, para se të konsiderohet si një e mirë publike botërore, një vaksinë për popujt.

“Atje ku kishte afro dhjetëra mijëra raste, rreth 80 000 raste të reja në ditë, në fillim të marsit, para kufizimit, vlerësohet se tani jemi rreth 1 000 raste”, deklaroi presidenti i Këshillit shkencor, profesor Jean-François Delfraissy./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.