Dita Ndërkombëtare e Mjedisit/ Aktivitete sensibilizuese në Patos

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Në ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, bashkia e Patosit zhvilloi disa aktivitete sensibilizuese me banorët duke nxitur ndarjen e mbetjeve në burim dhe duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm për implementimin e Planit Vendor të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve.

Sigurimi i një ambienti të pastër nuk është përgjegjësi vetëm e pushtetit vendor, por është edhe përgjegjësi e vetë banorëve.

Ndaj dhe ndërgjegjësimi mbi sjelljen ndaj mjedisit, është detyrë dhe obligim moral për çdo banor.

Në fshatin turistik Siqecë të njësisë administrative Ruzhdie, u shpërndanë njoftime sensibilizuese për të mbajtur pastër mrekullinë që ka falur natyra.

“Shembulli më i mirë sot për sot është të mbrojmë mjedisin, shtëpinë tonë të përbashkët”, thuhet në një njoftim të bashkisë Patos. /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.