VIDEO-Rindërtimi pas tërmetit/ IKMT prish me shpërthim të kontrolluar pallatin 6-katësh në Durrës

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot një pallat 6 katësh në Durrës. Për këtë operacion janë hapur 300 vrima në trupin e objektit dhe u përdorën 2,5 kilogramë lëndë eksplozive C4.

Sipas IKMT, objekti, pas ekspertizës, ka rezultuar me dëmtime të shumta pas tërmetit të nëntorit të kaluar.

Nga mosmarrja e masave prej banorëve (lënia hapur e dritareve) u dëmtuan disa xhama në një prej pallateve, që ndodhej shumë pranë objektit të prishur.

IKMT vazhdon me intensitet të lartë, prishjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti, duke i hapur rrugë programit të rindërtimit. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.