Terminali Perëndimor në portin e Durrësit/ 80 mijë tonë mallra të përpunuara nga 23 anije tregtare

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Në Terminalin Perëndimor të portit të Durrësit gjatë muajit maj 2020 janë përpunuar 23 anije tregtare me afro 80 mijë tonë mallra gjithsej.

Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual Durrës bën të ditur sot se “përpunimi i mallrave në Terminalin e Mallrave Gjenerale, siç njihet Terminali Perëndimor, ka një rritje graduale nga muaji në muaj”.

“Anija “Sofiya” me 9,976 tonë rrotativa llamarine, tranzit për në Kosovë, ishte anija me sasinë më të madhe të mallit gjatë këtij muaji”, tha APD.

Në muajin që lamë pas në Terminali Perëndimor, që administrohet nga APD, u përpunuan katër anije me çimento, tetë anije me llamarinë dhe hekur, katër anije me plehëra bujqësore, etj.

Që nga fillimi i vitit 2020 në Terminalin Perëndimor janë përpunuar 114 anije tregtare gjithsej./k.s//a.a/.re/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.