IZRAEL – Knesseti mbyllet pasi një deputet rezulton pozitiv ndaj COVID-19

TEL AVIV, 4 qershor /ATSH-ANSA/ – Parlamenti i Izraelit, Knesset, u mbyll pasi një anëtar i Listës Arabe të Bashkuar, Sami Abu Shehadeh ka njoftuar se është pozitiv ndaj koronavirusit.

Shehadeh është vetizoluar dy ditë më parë.

Të gjitha mbledhjet e komisioneve të ndryshme të parlamentit janë shtyrë në një datë të re.

Administratës i është thënë të mos shkojë në punë.

Ditët e fundit, pas përfundimit të bllokimit, ka pasur një ringjallje të virusit në Izrael, sidomos nëpër shkolla./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.